Nxënësit e shkollës teknike “Minatori” vizitojnë Qendrën e Trajnimeve të KEDS-it

09 dhjetor 2022 | 16:30

Nxënës të shkollës teknike “Minatori” nga Fushë Kosova (Departamenti Elektroenergjetikë, profili Instalues Elektrik), kanë vizituar Qendrën e Trajnimeve të KEDS, me qëllim që të fitojnë më shumë njohuri rreth punës praktike që bëhet nga teknikët e terrenit.

Ligjërimi dhe demonstrimi u realizua nga eksperti i sigurisë, Izja Mjeku, i cili po ashtu ndau me nxënësit informata të rëndësishme mbi pajisjet e punës dhe mënyrën e përdorimit të këtyre pajisjeve, në rutinën ditore të punonjësve të terrenit.

Krahas ligjëratave të mbajtura nga trajneri i fushës, kjo vizitë shërbeu si përvojë për studentët që të shohin nga afër operimet me pajisje elektroenergjetike të rrjetit.

Vizita u përcjell edhe me pyetje, si dhe demonstrime të funksionimit të pajisjeve nga vet studentët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli në një konferencë për…