Santos: Nuk do të jetë e lehtë ndaj Marokut

09 dhjetor 2022 | 16:26

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Portugalisë. Ai vlerësoi Marokun si një kundërshtar i vështirë, ndërkohë që komentoi edhe zhvillimet e fundit për Cristiano Ronaldon.

“Maroku është një ekip shumë i fortë. Është një ekip jashtëzakonisht i organizuar me lojtarë që luajnë për Chelsean, PSG-bë ose Bayern Munichun. Ne duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk është një ndeshje e lehtë për Portugalinë. Duhet të luajmë pa frikë dhe me besim. Nëse e bëjmë këtë, jam i sigurt se do të fitojmë, por mendoj se trajneri i Marokut ndihet në të njëjtën mënyrë. Ronaldo? Mendoj se është koha ta lëmë të qetë. Ai asnjëherë nuk ka thënë se donte të largohej nga kombëtarja jonë dhe mendoj se ka ardhur koha për t’i ndalur polemikat”, ka deklaruar strategu i Portugalisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i…