KEDS-i rrit sigurinë e furnizimit me rrymë të Mitrovicës (Video)

05 tetor 2020 | 11:10

Një objekt i ri në hyrje të Mitrovicës nga ana e Vushtrrisë tashmë ka ndryshuar për të mirë jetën e mitrovicasve. Kjo është bërë e ditur  me anë të një komunikate për medie nga KEDS-i.

“Aty, janë vendosur komplet stabilimente të reja dhe moderne për të mundësuar operimin shumë më efikas të distribuimit të energjisë elektrike. Gjithçka është e digjitalizuar. Më herët, prishjet eventuale në rrjet duhet të lajmëroheshin nga dikush, përderisa intervenimi merrte kohë si pasojë e këtyre procedurave mekanike. Por, tashmë Nënstacioni i Shupkovcit reagon në mënyrë automatike në secilën të papritur dhe çdo gjë merret vesh në çastin që ndodh. Kjo mundëson që intervenimi të jetë shumë më i shpejtë dhe sanimi i secilës të papritur të merr kohë shumë më të shkurtër dhe më të shpejtë”, është thënë në komunikatë, duke u shtuar se ky investim qindra-mijë eurosh i kryer nga KEDS, ka sjellë siguri më të madhe të furnizimit me energji elektrike përnjëherë për gjysmën e qytetit të Mitrovicës. “Paralel me modernizimin e kthinave është bërë edhe vendosja e sistemit të SCADA-s, pra me komandim digjital nga distanca. Modernizimi i këtij nënstacioni është në vazhdën e misionit të KEDS-it për digjitalizimin e rrjetit distributiv. Tashmë, pjesa më e madhe e rrjetit është e inkorporuar në sistemin SCADA, me komandim nga distanca. Pra, përmes një zyre të vogël në objektin e Elektrokosovës monitorohet dhe komandohet thuajse komplet me rrjetin e Tensionit të Mesëm, pra mbi 90 për qind. Deri në fund të këtij viti parashihet të përfshihet edhe pjesa tjetër e mbetur”, thuhet tutje në komunikatë.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"L@B Capital" Sh.p.k, nga Prishtina shpall të pavlefshme certifikatën e…