KEDS-i thotë se nuk ka reduktime të energjisë elektrike

20 dhjetor 2018 | 12:00

“Duam ta informojmë opinionin se nuk po aplikohen reduktime në asnjë pjesë të Kosovës. Disa media vazhdojnë të keqinformojnë opinionin se ka reduktime. Kjo nuk është e vërtetë. Ndaljet e herëpashershme të energjisë bëhen për shkak të intervenimeve të domosdoshme në rrjet për të sanuar problemet teknike. Këto probleme teknike ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara, e aq më tepër te ne ku rrjeti është shume i vjetër”, është thënë në njoftimin për media të KEDS-it.

Sipas kësaj kompanie, ndaljet e herëpashershme të energjisë elektrike ndodhin vetëm në raste kur ka prishje, apo në raste ku duhet intervenuar patjetër për të siguruar mbarëvajtje të rrjetit.

“Këto raste monitorohet nga ZRRE-ja e cila ka ekipet e veta në terren dhe mund të verifikohen. KEDS-i ka angazhuar ekipe shtesë për të siguruar që këto intervenime të domosdoshme të kryhen në afat sa më të shkurtër dhe që konsumatorët të afektohen sa më pak. Ne do t’ju njoftojmë vazhdimisht për këto raste të intervenimeve të domosdoshme dhe kohëzgjatjen e tyre përmes mediave sociale. Me këtë rast jemi shumë mirënjohës për punën e kolegëve tanë të cilët po e bëjnë të pamundurën dhe duke punuar në kushte shumë të vështira atmosferike”, është thënë në këtë njoftim të KEDS-it, duke theksuar se Kosova këto ditë ka shënuar rekordin e konsumit të energjisë elektrike. “Pasi prodhimi vendor nuk arrin ta mbulojë tërë konsumin ne kemi blerë energji nga importi për të siguruar që të mos ketë reduktime. Vetëm gjatë muajit dhjetor ne kemi importuar rreth 90.000 MW”, është bërë me dije në njoftimin e KEDS-it.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të procesit për zhvillimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve…