KEDS-i jep sqarim për ndërprerjen e energjisë në Gorenje dhe bizneset përreth

29 maj 2018 | 11:16

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë të ditur se para orës 9 të ditës së sotme, kontraktori i Ministrisë së Infrastrukturës që po merret me zgjerimin e rrugës Prishtinë- Gjilan, ka prishur kabllon nëntokësore nr. 28 nga Nënstacioni Prishtina 7 që furnizon disa biznese të rëndësishme në Veternik.

“Pak para orës 9 të ditës së sotme, kontraktori i Ministrisë së Infrastrukturës që po merret me zgjerimin e rrugës Prishtinë- Gjilan, ka prishur kabllon nëntokësore nr. 28 nga Nënstacioni Prishtina 7 që furnizon disa biznese të rëndësishme në Veternik. Pa energji elektrike kanë mbetur konsumatorët nga Gorenja deri tek Viva Fresh-i. Prishja është e komplikuar dhe duhen disa orë deri në sanimin e saj”, është thënë në njoftimin e KEDS-it. Sipas këtij njoftimi, kjo është hera e dytë që i njëjti kontraktor shkakton prishje brenda pak ditëve. “KEDS kërkon nga punëkryrës të ndryshëm që të kenë kujdes të madh gjatë kryerjes së punimeve. Ata duhet të punojnë në bazë të udhëzimeve detaje që sigurohen nga KEDS në mënyrë që të evitohen prishje të tilla, pasi dëmet janë të konsiderueshme, si për kompaninë, ashtu edhe për konsumatorët”, është thëën në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta luajë sonte (e…