KEDS reagon pas raportimeve të njëanshme

08 prill 2021 | 10:22

Gjate javës së kaluar, ne disa medie është raportuar lidhur me një konsumator, i cili ka ndërtuar shtëpinë në perimetrin e një shtylle elektrike të energjizuar, duke e futur shtyllën ekzistente brenda shtëpisë. Në të njëjtën storje supozohet se KEDS nuk ka shkuar t’ia largojë atë.

KEDS fillimisht shpreh shqetësimin lidhur me raportimin e rastit në fjalë nga Kanal 10, pasiqë informatat e plasuara në opinion janë të pavërteta, pra dezinformuese, të cilat nuk nxjerrin në pah. Prononcimi nga KEDS është marrë, por ai nuk i është bashkangjitur stories që është marrë nga shumë media, por është publikuar rreth 12 orë më pas. KEDS gjatë gjithë ditës ka tentuar që kjo të rregullohet, por Kanal 10 në asnjë rrethanë nuk ka pranuar që raportimit ti bashkangjitet edhe prononcimi ynë. As mediat tjera që e kanë publikuar storjen, nuk kanë tëntuar që ta kenë edhe anën e KEDS-it, cka është obligim gazetaresk.

Për më tepër, pos që është bërë raportim i njëanshem, duke marrë publikuar vetëm anën e konsumatorit, i njëjti ngrit akuza të rënda ndaj kompanisë, të cilat e dëmtojnë rënde reputacionin tonë.

Për rastin në fjalë, KEDS bën me dije që ne bazë të rregullores, konsumatori në rast që dëshiron ta largojë shtyllën nga pozicioni ekzistues, i njejti duhet të bëjë fillimisht kërkesë për dislokim të shtyllës e cila kërkesë shqyrtohet nga kompania. Në bazë të ligjeve në fuqi, të cilat KEDS vetëm i zbaton, dislokimin duhet ta bëjë pala kërkuese. Mediumet që merren me tema të tilla duhet ti kenë këto informata. Kanal 10 nuk e ka pyetur konsumatorin fare a ka bërë kërkesë dhe pse nuk e ka bërë dislokimin sic e parashohin ligjet që rregullojnë Energjinë Elektrike. KEDS akuzohet që ka kërkuar edhe para nga konsumatori. Por, KEDS nuk ka kërkuar asnjë cent dhe në dislokime nuk i kërkon para askujt, pasiqë është proces që duhet ta kryejë vet konsumatori.

KEDS të njëjtën kohë kërkon edhe nga organet e drejtësisë që të merren me këtë rast, pasi veprimi i tillë nga qytetari përkatës paraqet direkt rrezikim të jetës njerëzore dhe veprime të tilla të rrezikshme, jo vetëm që nuk guxojnë të promovohen në media, por duhet të ndalohen rreptësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në spitalet rajonale por edhe në QKUK është duke vazhduar…