KEDS: S’ka reduktime, por vetëm punime të planifikuara

01 tetor 11:38

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) sot ka njoftuar se nuk ka reduktime të energjisë elektrike, por vetëm punime të planifikuara në disa zona.

KEDS në njoftimin për media theksojnë se punime e planifikuara në disa zona  bëhen për përmirësim të rrjetit elektrik por që përfshijnë numër të kufizuar të konsumatorëve.

“KEDS demanton lajmin e publikuar në disa nga portalet se gjoja ka reduktime. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka reduktime askund. Ka punime të planifikuara në disa zona që bëhen për përmirësim të rrjetit elektrik  por që përfshijnë numër të kufizuar të konsumatorëve…”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Muhamet Mavraj, personaliteti i madh i Kombit tonë,…