KEDS: Zjarri i vënë nga persona të papërgjegjshëm ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik

08 prill 2020 | 18:51

Si pasojë e zjarrit të vënë nga persona të papërgjegjshëm, janë shkaktuar dëme në Daljet Graçanica 1 Graçanica 2 dhe Dalja Hajvalia.

“Si pasojë shumë shtylla elektrike janë dëmtuar së bashku me përçues dhe largëpërçuesin 35kV që furnizon Daljem Badovci, prandaj KEDS me ekipe shtesë po e menaxhon situatën duke u munduar që sa më parë të staibilizojë gjendjen. Poashtu dy fshatra në Mitrovicë (Maxhera dhe Dedi) pikërisht për shkak të zjarrit po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Një gjest i tillë përpos që ka dëmtuar asetet tona, ka shqetësuar dhe lënë pa energji elektrike konsumatorët teksa të gjithë po përballi me COVID19, megjithatë ne kërkojmë nga konsumatorët mirëkuptim, ngase situate të tilla janë të paparashikueshme”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në…