KEDS zvogëlon humbjet në rrjet në 15,32%

29 janar 2024 | 10:37

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, KEDS ka zvogëluar humbjet në rrjetin elektroenergjetik të Kosovës në 15,32%.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kur humbjet ishin 16,79%, është shënuar një rënie prej 1,5%. Ky zvogëlim i humbjeve është rezultat i përkushtimit të pa kompromis të KEDS-it në luftimin e fenomenit të shëmtuar të keqpërdorimit të energjisë elektrike.

KEDS ka shtuar ekipet e kontrollit në terren me qëllim të identifikimit të të gjithë keqpërdoruesve të energjisë elektrike, duke implementuar strategji të reja në zvogëlimin akoma më shumë të humbjeve në rrjet.

Krahas kësaj, KEDS ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi të opinionit publik lidhur me pasojat që mund t’i ketë kushdo që mëton të keqpërdorë energjinë elektrike.

Përmes hapave të ndërmarrë në fushatën “Rryma t’kushton ma lirë”, KEDS po angazhohet të ndihmojë në kultivimin e një kulture të përgjegjshme ndaj përdorimit të energjisë elektrike. Se përdorimi i ligjshëm i energjisë elektrike kushton gjithsesi më lirë sesa dëmi që një konsumator ia shkakton KEDS-it e që duhet t’i kthehet përmes “Rikthimit të Humbjeve” ose edhe dënimet me gjobë dhe me burg nga gjykatat kompetente.

KEDS ka realizuar gati 100,000 kontrolle përgjatë vitit 2023, prej të cilëve 6,710 janë identifikuar keqpërdorues të energjisë elektrike.

Rikujtojmë se keqpërdorimi i energjisë elektrike hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, gjë që sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme me gjobë dhe deri në tri vjet burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin…