Kejvina Kthella shfaqet joshëse në paraqitjen e radhës në Instagram

31 mars 2022 | 15:11

Modelja e njohur, Kejvina Kthella nuk heziton që herë pas here të sjell imazhe provokuese që marrin vëmendje.

Me më shumë se 760 mijë ndjekës në llogarinë e saj personale në Instagram, Kejvina komentohet për secilën paraqitje që bën.

Edhe së fundmi, modelja nga Shqipëria erdhi joshëse në disa postime që solli në InstaStory dhe dukej tërë shkëlqim.

E veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë dhe dekoltetë të hapur, Kejvina shihet me grim të lehtë në fytyrë dhe syze dielli po ashtu të zezë që i vendosi mbi kokë.

Ndërkohë, ndonëse Kejvina famë më të madhe e mori nga paraqitja në emisionin “Xing me Ermalin”, modelen ka kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv.

Por, Kthjella ndërkohë mbete e angazhuar edhe me fotosesione të ndryshme si imazh i markave të njohura të veshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…