KEK: Ka filluar procesi i ftohjes në kaldajën e njësisë prodhuese A-3

28 gusht 2022 | 17:50

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se në kaldajën të njësisë prodhuese A-3 ja ka filluar procesi i ftohjes në mënyrë intensive.

Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u në “Facebook”, thuhet se në kaldajën e A-3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim.

“Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur…