KEK-u me modernizim të ‘Kosovës B’ rrit prodhimin edhe për 60 megavatë (Video)

04 mars 2019 | 12:36

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka thënë se edhe pse termocentralet e Kosovës janë të vjetra, ato mund të prodhojnë energji elektrike maksimum deri në 800 megavat.

“KEK-u është ndërmarrje publike, Shoqëri Aksionare, në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Duke e pasur parasysh se termocentralet e Kosovës janë shumë të vjetra, ‘Kosova A’ është lëshuar në punë para 60 viteve, kurse ‘Kosova B” para 35 viteve. Maksimumi i prodhimit të dy termocentraleve është deri në 800 megavat, sasi kjo që është e pamjaftueshme për të gjithë konsumatorët e Republikës së Kosovës, sidomos në kohën e pikut. Sipas informatave ngarkesa më e madhe në kohën e pikut shkon deri në 1150-1200 megavatë”, ka thënë Thaçi në emisionin “Strike” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Thaçi ka shtuar se në strategjinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në pesë vitet e ardhshme parashihet rivitalizimi (modernizmi) i termocentralit “Kosova B”, i cili do të fillojë në vitin 2020 dhe në 2021.
Sipas tij me modernizim të “Kosovës B” përpos që rritet prodhimi me 60 MG në blloqe, do të rritet edhe siguria në punë e tij.

“Po ashtu do të ndërrohen edhe elektrofiltrat dhe pjesa ambientale, e cila është investim nga BE-ja në vlerë prej 70 milionë euro. I gjithë investimi i përbashkët për këtë termocentral shkon deri në 250 milionë euro, duke përfshirë edhe pjesën ambientale”, ka thënë ai.

Thaçi ka bërë me dije se janë duke hartuar edhe duke bërë studimin e fizibilitetit për hapjen e minierës së re, e cila do të furnizojë me thëngjill të dy këto termocentrale, po ashtu edhe në të ardhmen edhe Termocentralin e ri “Kosova e re”, i cili pritet të ndërtohet dhe të lëshohet në përdorim pas pesë viteve.

“Ne do të bëjmë studimin e fizibiltetit edhe për prodhim të energjisë me panele solare. Në tokat e degraduara, ku nxirret thëngjilli ne kemi paraparë që fillimisht me një hapësirë prej 80 hektarëve të vendosim panelet dhe të kemi prodhim të energjisë me panele solare”, është shprehur ai.
Sipas Thaçit, të gjitha kushtet janë aty për të prodhuar këtë lloj të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka bërë me…