KEK-u merr këtë vendim për punëtorët që deshirojnë të vaksinohen

11 gusht 2021 | 23:47

Korporata Energjetike e Kosovës, ka marr vendim për të gjithë punëmarrësit që vullnetarisht vendosin të vaksinohen, të lirohen nga puna ditën e vaksinimit.

Njoftimi i plotë i KEK-ut:

Njoftim për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut.

Në mbështetje të kompetencës ligjore konform Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Rregulloreve të (seksionit V (3) të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.A, ligjeve të tjera në fuqi, si dhe  me qëllim të motivimit dhe stimulimit të punëtorëve të KEK-sha që të vaksinohen me kohë dhe sa më parë me vaksinat anti-kovid  me qëllim të mbrojtës së tyre, familjeve dhe kolegëve, konform edhe sugjerimit të Bordit të drejtorëve, Kryeshefi Ekzekutiv bie këtë

VENDIM

1. Për të gjithë punëmarrësit që vullnetarisht vendosin të vaksinohen, të lirohen nga puna ditën e vaksinimit.

2. Arsyetimi i mungesës në punë bëhet me kartonin e vaksinimit.

3. Operimet ditore në divizione/departamente në asnjë mënyrë nuk duhet të pengohen. Prandaj secili drejtor/menaxher mbanë përgjegjësinë që stafi i tyre të shkojnë me radhë në qendrën e vaksinimit.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete, Korporata Energjetike e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Pejë ka reaguar…