KEK-u tejkalon planin për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

30 korrik 13:38

Me gjithë sfidat e shumta që i solli pandemia COVID-19, falë angazhimit të punëtorëve dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës është arritur që të tejkalohet plani për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

“KEK-u ka arritur këtë vit që të tejkaloj planin e prodhimit të energjisë elektrike për 2%. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është realizuar prodhimi prej 3 milionë e 320 mijë megavat orë energji elektrike, ndërsa këtë vit është prodhuar 3 milionë e 390 mijë megavat orë energji elektrike. Gjithashtu sa i përket edhe prodhimit të thëngjillit, është tejkaluar plani për 1%. Në gjashtëmujorin e parë ka qenë planifikuar të prodhohet 4 milionë e 250 mijë tonë thëngjill, ndërsa është realizuar 4 milionë 300 mijë tonë thëngjill”, ka thënë Përparim Kabashi, ushtruesi i detyrës sëkryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Gjatë kësaj periudhe KEK-u ka vazhduar të dëshmoj se është faktor stabiliteti në sektorin e energjisë, si dhe njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, duke qenë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike me të cilën arrihet të mbulohet me 94% konsumi vendor.

Sipas marrëveshjes për Furnizim me Shumicë me tri kompani, KEK-u ka arritur që të ketë sukses edhe në rritjen e sasisë së eksportit të energjisë nga e cila ka pasur edhe rritje të të hyrave.

“Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë realizuar të hyra prej 21 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në të cilën janë realizuar 12 milionë euro, është një rritje prej 74%. Vlen të theksohet se çmimi mesatar i eksportit tëenergjisë elektrike të realizuar në vitin e kaluar ka qenë rreth 24 euro për megavat orë, ndërsa ky çmim gjatë këtij viti, ka qenë rreth 50 euro për megavat orë”, ka thënë tutje ushtruesi i detyrës sëkryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Përparim Kabashi.

Ai ka bërë të ditur se është në proces remonti kapital i njësisë A4 të Termocentralit Kosova A dhe që i njëjti do të kthehet në operim brenda shtatorit.

Pastaj është duke u bërë remonti kapital i Ekskavatorit E 9-B, i cili do të përfundoj në javën e dytë të dhjetorit.

Po ashtu në procesjanë remontet e rregullta vjetore të njësive gjeneruese të dy termocentraleve ‘TC Kosova A’ dhe ‘TC Kosova B’, të cilat ndihmojnë në operimin më të sigurt të tyre, dhe në realizimin e planeve të prodhimit.

http://<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKEKINFO%2Fvideos%2F290671912809024%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës U18 po vazhdojnë përgatitjet para FIBA European…