Kendall Jenner “nxjerr kthetrat” kur Emrata i afrohet të dashurit të saj

07 maj 2023 | 12:49

Kendall Jenner qenka “territoriale” në lidhjen e saj dhe këtë e ka treguar para të gjithëve.

Gjithçka ndodhi në after party-n e Met Gala-s, ku shumë personazhe të famshëm festuan dhe vallëzuan në një nga eventet më të rëndësishme të vitit në industrinë e modës.

Në festë ishin të pranishëm disa nga njerëzit më të famshëm në planet. Ndër to Kendall, Bad Bunny dhe modelja Emily Ratajkowski.

Ndonëse nuk e kanë pranuar me gojën e tyre, duket sheshit që ata janë një një romancë dhe në Met Gala nuk u fshehën nga sytë kureshtarë.

Së fundmi është bërë virale një video në të cilën Emily Ratajkowski i afrohet Bad Bunny-t, në një moment kur ajo përshëndet dikë.

Kendall më pas ka një reagim interesant: vrapon për ta kapur nga qafa Bad Bunny-n dhe për të parandaluar Emily që të jetë me të.

Me sa duket modelja po përpiqej të largonte Ratajkowski-n, e cila në një moment u deklarua një fanse besnike e këngëtarit, plus që u përfol se ata mund të kenë qenë bashkë në të kaluarën.

Si veproi Bad Bunny në këtë rast? Ai duket thjesht i habitur nga veprimi i papritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç edhe e kishte deklaruar, Luiz Ejlli, i cili…