Këndellet Bayerni, fiton ndaj Unionit

24 janar 2024 | 23:01

Bayern Munichu është rikthyer të fitorja, pasi mposhti 1-0 Union Berlinin në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga.

Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste shënimi për të dyja palët, ndërsa ishte një dominim i qartë nga Bavarezët.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në 45 minutat e dytë pritej një reflektim më i madh nga kampioni në fuqi.

Me të nisur pjesa e dytë, Raphael Guerreiro (46’) shënoi golin e fitores, për të vazhduar performancën dominuese.

Harry Kane ishte i pafat, pasi në minutën e 55-të ia doli të tundte rrjetën e mysafirëve, por që ishte në pozicion jashtë loje.

Pas javës së 18-të, Bayern Munichu gjendet në vendin e dytë me 44 pikë, katër më pak se lideri Bayer Leverkusen, ndërsa në xhiron e 19-të takohet me Augsburgun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës mediat ka raportuar se është ngritur aktakuzë ndaj…