I këndojnë trojeve shqiptare! “Një zemër” publikohet nga Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha

02 shkurt 20:04

Ditë më parë ishte paralajmëruar një duet mes Kastriot Tushës dhe Shkurte Fejzës.

Dyshja sapo kanë publikuar duetin me titull “Një zemër” që vjen për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha ia kanë shoqëruar edhe videoklipin e që është realizuar në mënyrë shumë të veçantë ku janë përfshirë pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare dhe monumente kulturore-historike.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur Faruk Tasholli, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Edmond Zhulali, ndërsa producent është Hajrush Behluli.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Një zemër” nga Kastrioti dhe Shkurta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disfata e 22 prillit në Erfurt, ku Robin Krasniqi emri…