Kënga e re e Shakirës, dedikim për tradhtinë e Pique?

06 qershor 2022 | 12:07

Lajmi se çifti Shakira-Pique është ndarë për shkak të tradhtisë së këtij të fundit, ka bërë bujë në të gjithë botën e showbizit dhe futbollit.

Shakira para dy ditësh njoftoi se ka vendosur të ndajë rrugët me Pique, teksa ka kërkuar privatësi për të dhe fëmijët e saj.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale po qarkullon thashethemi se kënga e fundit e Shakirës është dedikim për Pique.

“Te Felicito” quhet kënga që Shakira ka publikuar një muaj më parë, por që për fansat e kolumbianes, ka të bëjë me futbollistin spanjoll.

Në këngë përshkruhet se si një person tradhton partnerin dhe e lëndon emocionalisht.

Ndonëse kënga është publikuar para një muaji, lajmi për tradhtinë u bë “hit” javën e kaluar.

“Mos më thuaj se të vjen keq, duket e sinqertë, por të njoh mirë dhe e di që po gënjen” thuhet ndër të tjerash në tekstin e këngës.

Pique dhe Shakira i kanë dhënë fund lidhjes pas gati 12 vitesh së bashku.

Ndonëse dyshja kanë dy fëmijë, ata asnjëherë nuk u martuan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…