Këputen mbajtëset e ashensorit në Gjakovë, lëndohen dy persona – arrestohet mirëmbajtësi i objektit

08 shtator 2023 | 15:05

Dy persona janë lënduar në Gjakovë derisa kishin qenë në një ashensor të një objekti banimi në rrugën “Xhevat Hoxha”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se kabllot që mbajnë ashensorin janë këputur dhe për pasojë ashensori ka rënë, përderisa viktimat e rastit kanë qenë brenda”.

“Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka thënë Elezaj për “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten në mbrëmje ka përfunduar afati kalimtar në Arabinë…