Kërcënohet Çun Lajçi: “Kam me të lidh e me të ngreh zhag për kerri”

07 nëntor 2022 | 08:37

Aktori kosovar Çun Lajçi është kërcënuar. Ai ka pranuar disa mesazhe kërcënuese në Facebook.

Lajçi i ka bërë publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të rendit. Ai ka thënë se do t’i padisë kërcënuesit.

“Këta ia pafshin hajrin padisë, nesër në mëngjes, se borxh as hak s’u pata! Kqyrni çfarë mërgimtarësh ka atdheu në Gjenevë e n’Gjermani!” ka shkruar ai.

Kërcënuesit i kanë shkruar mesazh se ‘do ta gjejnë ku është e do ta ngrehin zhag duke e lidhur për veturë’.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bunker gjerman për mbrojtje nga shpërthimet bërthamore të epokës…