BETEJA E ZHEGOCIT – DY HERONJË TË KOMBIT PAJAZIT AHMETI E ALBAN AJETI DHE I TRETI HEROI I GJALLË AFRIM MYRTAJ

15 prill 2026 | 13:45


Ismet Sylejmani

15 Prilli 1999, është data kur është zhvilluar lufta më e madhe e armatosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e Zonës Operative të Karadakut në Komunen e Gjilanit dhe në tërë Zonën!

Në malsinë e Zhegocit të Komunës së Gjilanit, është zhvilluar lufta më e madhe frontale e UÇK-së kundër ushtrisë së Serbisë pushtuese!

Në Zhegoc është luftuar frontalisht me njësitet e ushtrisë dhe policisë pushtuese serbe!

Në Epopenë e Zhegocit kanë rënë më së shumti dëshmorë në numër nga e gjithë Zona Operative e Karadakut, por simbolet e luftës frontale dhe renieve heroike janë tre!

Dëshmori i parë i Zonës, Heroi i Kombit Komandant Pajazit Ahmeti, Dëshmori i dytë i Zonës, Heroi i Kombit studenti Alban Ajeti dhe Heroi i gjallë me mbi 12 plagë në trup Afrim Myrtaj!

Zhegoci dhe fshatrat rreth tij, ishin vënë në objektiv të goditjeve të mëdha nga eskadronet kriminale serbe, të cilat ngado që kalonin, mbillnin vdekje e plagosje, terror e masakra!

Popullata e asaj ane, atë ditë u gjend e rrethuar nga të katër anët dhe ishte e ndjekur nga forcat e mëdha të ushtrisë e policisë serbe!

Ofansiva serbe, mbi pozicionet e UÇK-së, ishte e madhe dhe brutale ndaj popullatës duarthatë e që ishte në ikje e largim të tmershëm!

Njësitet vrasëse serbe në hapsirë të gjerë rrethimi, zjarri e dhune, pa perjashtim shtinin me armë të rënda dhe shpërgulnin e zhvendosnin me dhunë e lemeri banorët e asaj zone, të cilëve me pas ua plaqkitnin gjithëcka që kishin dhe ua vënin flakën dhe u digjnin shtëpitë dhe ua bënin shkrumb e hi pasurinë e krijuar me mund e djersë të madhe të shumë gjeneratave!

Kjo betejë e madhe dhe e lavdishme, brenda saj kishte momente dramatike rrenqethëse!

Njësitet e armatosura ushtarake çlirimtare të UÇK-së të ZOK-ut, janë përballur me situata të rënda, të mëdha e të vështira!

Ushtarët e UÇK-së në betejen e Zhegocit, i kishin dy fronte të kundërta!

Njërin front e kishin me ushtrinë e policinë pushtuese serbe dhe tjetrin front e kishin mbrojtjen e popullit duarthatë që ikte i lemeritur nga të gjitha anët dhe vinte drejt istikameve tona dhe Komandës së Selisë të Shtabit Qendror të UÇK-së te ZOK-ut!

Në kushte të tilla të rënda është zhvilluar lufta e armatosur çlirimtare e popullit shqiptar të Zonës Operative të Karadakut dhe të ushtrisë së tij kundër ushtrisë dhe policisë së Serbisë pushtuese, pa e llogaritur epërsinë e madhe në armatime që kishte AJ-ja(Armata Jugosllave), në raport me UÇK-në!

Rënia heroike dhe gjaku i derdhur për liri, i ushtarëve e komandantëve trima e sypatrembur të UÇK-se, plagët e luftëtarëve të lirisë në përgjithesi dhe të heroit të gjallë Afrim Myrtaj në veçanti, ndihma e madhe e Nënë Shqipërisë dhe bombardimi i Serbisë pushtuese nga ana e aleatëve tanë SHBA dhe NATO, sollën çlirimin definitiv te Kosovës dhe Pavarësinë e saj nga pushtimi shekullor i Serbisë!

Lavdi gjakut të derdhur për liri!
Lavdi e përjetshme Epopesë së Zhegocit!

Ismet Sylejmani,
Ish- Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së,
Më 15 Prill 2026!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për…