Kërcënohet drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi

07 dhjetor 2018 | 23:21

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi është kërcënuar mbrëmjen e sontme.

Këtë për “Klan Kosova” e ka konfirmuar edhe policia.

“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë është hapur një rast kanosje”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë,  ku nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th. mashkull – shtetas i Republikës së Kosovës. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka njoftuar se janë…