Kërcënoi me vrasje, arrestohet burri në Komoran

12 shkurt 2023 | 11:24

Një burrë është arrestuar dje, nën dyshimin se ka kërcënuar me vrasje një burrë në Komoran.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij”, ka informuar policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa shkrihen akullnajat, shpesh formohen liqene në bazat e tyre.…