Kërcënon diktatori koreano-verior, dalin pamjet e testimeve të raketave balistike me rreze të shkurtër (Video)

19 mars 2024 | 19:37

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërvitjen ushtarake, të cilat përfshijnë lëshimin e raketahedhësve “të rinj dhe super të mëdhenj”. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar një prej stërvitjeve më të mëdha të përbashkëta ushtarake javën e kaluar, stërvitje që nxitën zemërim në Veri, çka çoi në testimet e fundit ushtarake.

Ushtria e Seulit tha të hënën se kishte detektuar lëshimin e një “rakete balistike me rreze të mesme veprimi” nga Veriu, ndërsa sekretari amerikan në Shtetit, Antony Blinken, ishte për vizitë në kryeqytetin koreanojugor për bisedime.

Raketahedhësi super i madh, i referuar me emrin KN-25 nga ushtria e Seulit dhe Uashingtonit, është një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi. Pheniani gjatë këtij muaji ka paralajmëruar Seulin dhe Uashingtonin se do të paguanin “çmim të lartë” për stërvitjet e tyre ushtarake dhe më pas u njoftua se Kim kishte deklaruar se një njësi artilerie e shtetit të tij ishte e aftë të godiste kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një studimi të kryer nga Zyra Federale e Statistikave,…