Kërkesa e Hasanit, e papërballueshme për Dritën dhe Tiranën

15 janar 2021 | 10:03

Ferhan Hasani është kthyer në ëndrrën e shumë prej klubeve që pretendojnë për pozitat e larta në renditje si në Shqiëpri, ashtu edhe në Kosovë.

Por mesfushori nga Maqedonia e Veriut, duket se ka një pengesë të madhe në rrugën drejt aktivizimit në një nga këto dy kampionate, rrogën që kërkon.

“Buba” ka qenë në bisedime prej kohësh si me Tiranën, ashtu edhe me Dritën, klubet më të interesuara për të falë edhe financave të siguruara nga pjesëmarrja në Europë.

Por në të dy rastet, negociatat kanë mbetur në një pikë, atë të kërkesës financiare të lojtarit. Kampionët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës e kanë cilësuar të papërballueshme kërkesën që ka mesfushori, pavarëisht cilësisë së tij të padiskutueshme, duke u tërhequr nga gara për të.

Kësisoj, Hasani i cili kishte cilësuar si prioritare këto ekipe, është përsëri i hapur ndaj ofertave të tjera, por për të firmosur me mesfushorin klubet në Shqipëri e Kosovë duhet të thyejnë çdo rekord pagese që është bërë deri më tani në të dy kampionatet.

Kohët e fundit është shtuar edhe interesimi nga Shkëndija për kthimin “në shtëpi” të futbollistit, por ai do të preferonte një kampionat tjetër më të fortë.

Sakaq, ka edhe interesim nga një klub në Indi, i cili është opsioni rezervë që ka futbollisti nëse nuk arrin të gjejë sistemim në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) shënohet Dita e Gjenocidit Serb në Kosovë…