Kërkesa e Kurtit për zgjedhje të reja, Haradinaj: Presidentja t’i thërrasë në takim partitë politike

22 mars 2024 | 15:08

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haraidnaj, ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Haradinaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani duhet t’i ftojë në takim liderët e partive politike.

“Aleanca ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo Kryeministri jo vetëm që e ka kundërshtuar por është kujdesur të na e kujtojë se kur është afati i zgjedhjeve të rregullta. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin.  Çka ka ndryshuar në ndërkohë!? A është presidentja e vendit në dijeni për këtë ndryshim kursi të kryeministrit. Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensusi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të kryeministrit. Kosova sot përballet me një situatë të ndjeshme, edhe politike edhe të sigurisë, dhe kjo temë kërkon qartësi. Përpos nëse edhe ky ndryshim kursi i Albin Kurtit, është veç edhe një mashtrim i radhës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…