Kërkesa e Veselit në seancë: Nëse Gjykata është e Kosovës, dokumentet të na jepen në gjuhën shqipe

21 korrik 2021 | 17:48

Është duke u zhvilluar seanca e radhës gjyqësore në drejtim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kësaj seance, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Nick Kaufman, ka parashtruar në mënyrë verbale një kërkesë sa i përket përkthimit të dokumenteve.

“Zoti Veseli insiston se meqë Gjykata është e Kosovës, kërkon që çdo dokument t’i jepet në gjuhën shqipe”, tha avokati, ndërkohë që gjykatësi i procedurës paraprake tha se rregulla të përkthimit janë përcaktuar më herët dhe kërkoi nga mbrojtja që për këtë gjë të bëjë një kërkesë me shkrim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së dyshohet të kenë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Përgjatë seancës së sotme, trupa mbrojtëse e ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar në kuadër të Speciales në Hagë janë shprehur të shqetësuar me qasjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, lidhur me qëndrimet e tyre se ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur pritet të nis gjyqi ndaj tyre.

Sipas tyre, në nëntor të vitit të kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar, kishte kërkuar që gjyqi të nis këtë muaj, por tashmë asgjë nuk është gati.

Duhet përkujtuar që ditë më parë pati edhe një konferencë gjyqësore lidhur me zhvillueshmërinë e seancave në kuadër të ish-drejtuesve të OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me poetin dhe profesorin e letërsisë shqipe, Sali Bashota…