Kërkohet dorëheqja e Vuçiqit

16 dhjetor 2018 | 11:59

Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat në janar pas marshit të mijëra personave në Beograd në kundërshtim të qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me pankarta me thirrje të ndryshme si “Deri kur do të vazhdojë Serbia të jetë e keqja”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuçiq.

Organizatorët thanë se protestat e ardhshme pritet të mbahen më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet.

Ivanoviq u qëllua për vdekje para zyres së tij në Mitrovicë.

“Ne nuk do të ndalemi apo të heshtim”, tha lideri i Partisë majtiste Borko 

Stefanoviq, që ishte sulmuar muajin e kaluar në Kureshevc nga disa persona.

Ish-ministri serb Vuk Jeremiq dhe kryetari i Komunës në Boegrad, Dragan Djilas, ishin në krye të protestës më 15 dhjetor.

Në një raport të fundit në Serbi, Parlamenti Evropian ka thënë se Serbia duhet të përmirëosjë “lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në llogarinë…