Kërkohet ndryshimi i teksteve shkollore

18 shkurt 2020 | 20:50

Mësimdhënës e prindër po vlerësojnë se përmbajtja e teksteve shkollore vazhdon të jetë e papërshtatshme.

Shkojnë çdo ditë në shkollë, por aty po mësojnë se njohuritë në këtë institucion arsimor mund të zëvendësohen lehtësisht me televizor e internet.

Të paktën kështu thuhet në përmbajtjen e librit të Gjuhës Shqipe, të klasës së dytë.

Por kjo nuk është njësia e vetme ku ata hasin në përmbajtje të papërshtatshme.

Gjatë procesit të vlerësimit të teksteve të reja shkollore, mësimdhënësja Valdrina Nekoviqi, ka vërejtur që tekstet shkollore po ngjallin edhe ngacmime e ofendime në mes nxënësve.

Prandaj e njëjta kërkon që përmbajtja e këtyre librave të rishqyrtohet.

Por pjesë e vlerësimit të pilotimit të teksteve shkollore, nuk janë vetëm mësimdhënësit. Në këtë proces po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e prindërve.

As nga Këshilli i Prindërve në Prishtinë nuk po pajtohen që fëmijët e tyre të mësojnë me këto libra.

E njohësi i arsimit, Rinor Qehaja po thotë që pas vlerësimit të pilotimit të këtyre teksteve, duhet të rishpallet konkursi.

Ndërkohë zyrtarë nga Ministria e Arsimit i kanë thënë televizionit që në mars pritet të marrin raportet e vlerësimit të këtyre teksteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës,…