Podujeva nuk është më bastion i LDK-së

18 shkurt 2020 | 20:44

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur optimizëm se më 15 mars do ta thyejë bastionin e LDK-së në këtë komunë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo komunë më nuk është bastion i asnjë partie politike.

Ai ka treguar se diferenca e vogël e votave në zgjedhjet nacionale në mes të LDK-së dhe LV-së e bën optimist se do të triumfojë në këtë garë për kryetar komune.

Teksa ka shpalosur ofertën për qytetarët e Komunës së Podujevës, Bulliqi ka deklaruar se programi i tij prek çdo fushë.

Ai ka bërë me dije se ndër prioritetet e tij kryesore është depolitizimi i shërbyesve civilë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së mërkurës të gazetës “Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditëve në…