Kërkohet paraburgim për shtatë personat e arrestuar për drogë në Lipjan

18 maj 2021 | 14:00

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar opinionin se sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë.

“Prokuroria Speciale kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale ‘Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri,…