Kërkohet përfshirja e Luginës së Preshevës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi

02 maj 2019 | 17:31

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSh) në Serbi, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Fatmir Hasani, kanë nisur iniciativën që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Letrën me këtë iniciativë, ata ia kanë nisur përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherinit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, koordinatorëve të delegacioneve shtetërore të Kosovës, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt, raporton “FoNet”.

Në letrat e tyre është thënë se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “paraqet rastin që të zgjidhen probleme vitale për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”.

“Prandaj, ne, përfaqësuesit legjitimë të institucioneve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut me qëllimin që të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht obliguese”, është thënë në letrën e liderëve të Luginës së Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita nuk ka rënë dakord me mazhorancën për krijimin e…