Kërkohet përgjigje dinamike rajonale për sfidat moderne të sigurisë

06 dhjetor 2019 | 09:36

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal(RÇ) zhvilloi në Trieste konferencën “Përgjigje rajonale ndaj sfidave të sigurisë në Evropën Juglindore”.

Drejtori i Departamentit Politik të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Amer Kapetanoviç, në fjalën hapëse të konferencës tha se pavarësisht se 83% e evropianëve janë dakord që lajmet e rreme përbëjnë kërcënim për demokracinë, këto lajme janë bërë diçka krejt e zakonshme.

Sipas tij, lajmet e rreme po japin kontributin e tyre në masë të gjerë për gjuhën e urrejtjes, që për të s’bën gjë tjetër veçse i hedh benzinë zjarrit të nacionalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht në median sociale.

“Kjo është edhe një mënyrë për të radikalizuar të rinjtë, një fenomen botëror ky, ndaj të cilit, edhe rajoni ynë mbetet veçanërisht vulnerabël. Më shumë se 22% e të rinjve të moshës 17-24 vjeç, nuk shkojnë në shkolla, nuk janë në sistemin arsimor, nuk marrin pjesë në arsimin profesional, ndërkohë që në internet i gjen në një shkallë mjaft të lartë, në shifrën 90%. Në përgjithësi, papunësia qëndron në masën 39%, me një tendencë në rritje të pakënaqësisë ndaj demokracisë, sistemit politik, partive politike apo qeverive”, tha Kapetanoviç.

Kreu i Departamentit Politit të RÇ shtoi se migracioni i paligjshëm është kthyer në një sfidë botërore të kohës sonë dhe se e gjithë Evropa e ka gjetur veten në vështirësi në lidhje me këtë sfidë.

“Ne përballemi me kaq shumë probleme në ditët e sotme, sa na duhet një qasje rajonale për t’i luftuar këto sfida sigurie, sepse, në fund të fundit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, një ovjektiv i qartë ky për të gjitha shoqëritë e rajonit tone, ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me sigurinë dhe sundimin e ligjit. Prandaj, ne e mbështetëm fort komponentin e sigurisë në procesin e Berlinit dhe vendosëm që të fuqizojmë e të zgjerojmë partneritetet tona, për të ndihmuar qeveritë në rajon dhe në hapësirën e Bashkimit Evropian (BE) që të bëjnë një vlerësim më të mirë të nevojave dhe të përpilojnë përgjigjet ndaj sfidave bashkëkohore të sigurisë”, përfundoi Kapetanoviç./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ndër vite ka shpenzuar shuma të konsiderueshme të parave…