Kërkojmë liberalizim sa më të shpejtë të vizave për Kosovën

11 qershor 2019 | 08:46

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës është duke punuar maksimalisht që sa më shpejt çështja e liberalizmit të vizave të hyjë në agjendë të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se derisa të sigurohet shumica e votave në Këshill të BE-së nuk do të hyjë kjo çështje në rend të ditës.

Ministrja Hoxha ka thënë se nuk ka dilema rreth përkrahjes së Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën por, sipas saj, konstituimi dhe lëvizjet pas zgjedhjeve dhe përbërjes së re të Parlamentit Evropian kërkojnë përmbushje të procedurave që kërkojnë kohë me ndikim në proces.

Megjithatë, Hoxha ka thënë se Kosova kërkon liberalizim sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e saj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë…