Kërkuesi fatlum gjen “shkëmbin” e artë që do t’i ndryshojë jetën

28 mars 2023 | 23:24

Një burrë në Australi pati goditjen e tij të fatit pasi me një detektor metalesh zbuloi një gur 4.6 kg që në brendësi të tij kishte ar me vlerë 160 mijë dollarë.

Fatlumi i cili nuk do që të intentifikohet e gjeti ‘shkëmbin’ e artë gjatë një kërkimi amator në fushat e Victoria, e cila ka qenë një rajon i pushtuar nga ethet e arit në vitet 1800.

Darren Kamp, personi që vlerësoi mostrën u shpreh se nuk kishte parë një gur kaq të madh të artë në 43 vite karrierë.

Ai u shpreh se kur personi që e gjeti hyri në dyqanin e tij pyeti nëse guri kishte ndonjë vlerë dhe kur mësoi se kishte gjetur një pasuri të vërtetë shpërtheu në lot pasi brenda tij kishte plotë 2.6 kg ar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ukrainase ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale lajmin e trishtë…