Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, humbin jetën 4 pjesëtarë të ushtrisë
12 nëntor 2026
| 22:51
Një aksident tragjik ajror është regjistruar në provincën Malatya, në lindje të Turqisë, ku një helikopter ushtarak i modelit S-70 është rrëzuar, duke u marrë jetën katër pjesëtarëve të personelit ushtarak.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, e cila bëri të ditur se shkaku i rrëzimit mbetet ende i paqartë.
Sipas autoriteteve, menjëherë pas marrjes së informacionit për incidentin janë angazhuar ekipet përkatëse, të cilat kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit. Më pas u konfirmua edhe gjetja e rrënojave të helikopterit.
Deri në këto momente, autoritetet turke nuk kanë dhënë informacione të tjera mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet që çuan në rrëzimin e mjetit ajror.



