Kerry Katona në gjyq për shkak se nuk dërgoi fëmijën në shkollë

02 gusht 2019 | 14:42

Kerry Katona do të gjykohet pasi dyshohet se nuk e ka dërguar në shkollë njërin prej fëmijëve.

Këngëtarja britanike është akuzuar se nga 31 tetori deri më 28 nëntor të vitit të kaluar nuk e ka dërguar fëmijën në mësime, shkruajnë mediat e huaja.

38-vjeçarja ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj. Asaj i është thënë se në tetor të këtij viti do të përballet me gjykatën.

Mbrojtësi ligjor i saj, Jason La Corbiniere, ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë ngatërresë me këngëtares dhe fëmijës, por që nuk ka mundur ta dërgojë atë në shkollë për shkak të sëmundjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkaku i vdekjes së Cameron Boyce është konfirmuar zyrtarisht. Ylli…