Këshilli i Sigurisë Kombëtare shkakton “tërmet” në ushtrinë greke

02 mars 2021 | 14:36

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Greqi ka shkarkuar nga detyra një numër të madh drejtuesish të ushtrisë greke gjatë mbledhjes së sotme.

Vendimet e marra sot, siç raportojnë mediat lokale, kanë larguar një numër të madh gjeneralësh, lietnantësh si edhe oficerë të ndryshëm nga detyra duke i zëvendësuar me të tjerë.

Ndryshimet kanë përfshirë të gjithë ushtrinë siç janë aviacioni, këmbësoria, forcat e blinduara si edhe marina, përcjell abcnews.

Këto ndryshime vijnë në kulmin e krizës me Turqinë ku të dyja vendet flasin herë pas here edhe me retorikë lufte ndaj njëri-tjetrit.

Ushtria Greka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i ka reaguar…