Simmons e pyet Lajçakun për interesat e popullit të Kosovës

02 mars 2021 | 14:34

Ish-shefi i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i ka reaguar të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se prioritetet e BE-së janë gjithashtu krijimi i vendeve të reja të punës dhe luftimi i korrupsionit.

Në një reagim në llogarinë e vet në “Twitter”, Simmons e ka pyetur Lajçakun se çfarë ka për të thënë lidhur me interesant, aspiratat dhe prioritetet e popullit të Kosovës.

“Ah, po. Gjithmonë ‘prioritetet’ e BE-së. Por çka rreth interesave, aspiratave dhe ‘prioriteteve’ të popullit të Kosovës, z. Lajçak?”, ka shkruar Simnons.

Të dielën, Simmons e ka këshilluar Kosovën që të dalë me deklarata më të ashpra dhe më të drejtpërdrejta ndaj Bashkimit Evropian, lidhur me mosliberalizimin e vizave.

Simmons kishte thënë se është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”.

“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE-së”?”, kishte shkruar Simmons.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni olimpik, Yohan Blake ka thënë se është i gatshëm…