Këshilli Mbikëqyrës i KOK-ut, takim para asamblesë së punës

15 janar 2018 | 18:14

Këshilli Mbikëqyrës i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka mbajtur të hënën takim konstituiv para asamblesë së punës së KOK-ut që mbahet më 4 shkurt 2018. Në takim mori pjesë edhe drejtori i Departamentit të Financave në Komitetin Olimpik të Kosovës, Endrit Syla.

Këshilli caktoi për kryetar Arbër Reçin. “Në takim u diskutua lidhur me Raportin e Punës dhe atë Financiar. Me këtë rast u caktuan edhe disa takime të radhës me përfaqësuesit e KOK-ut, të cilët do të raportojnë për punën e Komitetit Olimpik të Kosovës, me qëllim që Këshilli Mbikëqyrës i KOK-ut të bëjë një raport me gjetjet dhe rekomandimet për takimin e radhës së Asamblesë së Punës”, ka thënë Reçi.

Sipas tij, Këshilli caktoi edhe një kalendar të takimeve me përfaqësuesit e KOK-ut gjatë këtij viti, të cilat do të jenë në vazhdimësi, me qëllim të mbikëqyrjes së punës së KOK-ut dhe ndërtimin e mekanizmave për mbikëqyrjen dhe ngritjen e cilësisë së punës së KOK-ut.

Këshilli Mbikëqyrës i Komitetit Olimpik të Kosovës përbëhet nga pesë anëtarë: Arbër Reçi, Flurim Shala, Teuta Bicaj, Berhanudin Misini dhe Enis Qafleshi, të cilët janë zgjedhur në Asamblenë Zgjedhore, të mbajtur më 21 dhjetor 2016.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë, nën përkujdesjen e zyrës…