Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet në orë 18:00, diskuton për sigurinë në vend

16 janar 2018 | 14:40

Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, kryeministri Ramush Haradinaj në orën 18:00 do ta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Në këtë mbledhje Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 18:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”, është thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Jetmir Krasniqi është zyrtarisht lojtar i…