Krasniqi transferohet te Lugano

16 janar 14:39

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Jetmir Krasniqi është zyrtarisht lojtar i Luganos. 23-vjeçari, i cili luan në krahun e djathtë, ka nënshkruar për 2 vjet e gjysmë me skuadrën zvicerane.

Në të kaluarën Krasniqi ka mbajtur veshur fanellën e Lozanës, Le Mont dhe Kiaso, ku në total është aktivizuar 75 ndeshje.

Shqiptari i Kosovës është pjesë e moshave të Zvicrës. Ai është aktivizuar 3 ndeshje me U20 dhe 1 ne U21. Lajmi për transferimin e tij te Lugano është bërë publik nga vetë klubi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes komplementi dyshen Arjen Robben…