Këshilltari demokrat i Kukësit pas videoskandalit të Safet Gjicit: Po të keni burrëri, japim të gjithë dorëheqjen

23 qershor 2023 | 21:10

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Kukësit ka zhvilluar mbledhjen e parë pas publikimit të videoskandalit erotik të ish-kryetarit të bashkisë, Safet Gjicit.

Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen ditën e publikimit të videos dhe në vend të tij u caktua si kryetar i përkohshëm, nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana.

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit ishte dhe i dërguari politik i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko. 

Kryetari i Këshillit bashkiak të Kukësit, Albert Muja e nisi fjalën e tij me një ndjesë ndaj të gjithë kuksianëve për video-skandalin seksual në zyrë të kryebashkiakut të shkarkuar Safet Gjici.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Kjo që ndodhi është një kujtesë publike se ne jemi zgjedhur prej komunitetit të Kukësit për t’i shërbyer interesave të tyre. Me aktin e dorëheqjes sot politikës këtu në Kukës i ka ngelur pak për të thënë. Një ngjarje që Kukësi dhe kuksianët nuk e meritonin. Ka nisur një proces nga drejtësia dhe le të thotë ajo fjalën e saj,”- deklaroi Muja.

I vetmi që nuk pranoi ndjesën e kreut të këshillit, ishte Fasli Gërmizi, këshilltar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” që u kërkoi kolegëve të japin të gjithë dorëheqjen, e bashkë me zgjedhjet për kryetarin e ri, të mbahen edhe ato për këshillin.

“Në vend të ketë kryetar ju keni pasha, për fat të keq jemi mbi vendin e krimit, ku sot duhet të ishte opozita, të bëhemi bashkë dhe ta quajmë vend krimi atë, dhe ky objekt, nëse ka pak burrni këtu do zhbëhej secili do dorëhiqej do kërkonte dorëheqjen, të fillonim nga fillimi bashkë me zgjedhjet për kryetar,”- tha ai.

Ndaj dhe aktualisht detyrën e kreut të bashkisë e mori për ta ushtruar përkohësisht, nënkryetari Granit Gjana.

Në mbledhje, në heshtje pa mbajtur asnjë fjalë mbeti edhe deputeti socialist Pandeli Majko, i cili nuk la asnjë shenjë për emrin e ri që do të garojë me logon e PS-së në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e…