Këshilltari i ministrit Peci dënohet për vjedhje votash, ironizon Ismajli i PDK-së: Guxo për të kapur

25 janar 2023 | 17:03

Koordinatori i Departamentit për Bujqësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Naim Ismajli, ka reaguar pas dënimit të Enis Osmanit për vjedhje votash, aktualisht këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ismajli ka thënë se ky është një tjetër shembull i punësimeve dhe rehatimeve të familjarëve pa integritet moral e profesional ministri Peci.

“Ja çka e karakterizon këtë qeverisje: gënjeshtra, mashtrim dhe vjedhje, të cilat çdo ditë po bëhen publike. Demagogjisë po vjen fundi!”, ka shkruar Ismajli.

Postimi i plotë i Naim Ismajlit:

Guxo për të kapur (Pjesa e II-të)!

Skandalet në Ministrinë e Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci nuk kanë të ndalur. Këshilltari i tij politik, Enis Osmani është dënuar dje për vjedhje votash në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017.

Pra, ministri Peci për dy vjet në kabinetin e tij ka mbajtur një person me aktakuzë, tashmë të vërtetuar.

Pas emërimit të tezakës së presidentes Osmani, Venera Çerkini, drejtoreshë në Agjencionin për Zhvillim të Bujqësisë, skandali me këshilltarin është një tjetër shembull i punësimeve dhe rehatimeve të familjarëve pa integritet moral e profesional nga ky ministër.

Për më tepër, gjetjet e Raportit të Auditorit në këtë ministri evidentojnë një varg shkeljesh me keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e parasë publike.

Ja çka e karakterizon këtë qeverisje: gënjeshtra, mashtrim dhe vjedhje, të cilat çdo ditë po bëhen publike.

Demagogjisë po i vjen fundi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Bletaria Natyral" SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…