Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave në Prishtinë

12 gusht 2020 | 17:28

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se si do të duken shtigjet e reja të biçikletave në Prishtinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se ato do të jenë më ngjyrë të kuqe dhe se do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete.

“Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete. #Prishtina”, ka shkruar Ahmeti.

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar komunën e…