Kështu do të ndahen ulëset në Kuvend pas numërimit final të votave

03 mars 2021 | 21:10

Qendra e Numërimit të Rezultateve ka njoftuar se janë numëruar të gjitha votat e dërguara me postë.

Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, fituesja e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa e dyta në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës, mori 19 mandate në Kuvend. Pas PDK-së, vjen LDK-ja me 15 mandate, Lista Serbe me 10 mandate, komunitetet joserbe me 10 mandate dhe AAK-ja me 8 mandate.

Njohësi i sistemit zgjedhor, Bleron Baraliu, pas numërimit final të votave, ka postuar në “Facebook” një fotografi ku tregon se sa mandate ka marrë secila parti.

QNR-ja ka njoftaur se në rezultatet e numërimit të votave me postë, LV ka marrë gjithsej 44252 vota, ndërkohë e dyta është PDK me 5321 vota, ndërsa LDK e treta me 4287 vota. AAK ka 1112 vota.

Ndërkohë që KQZ-ja ka njoftuar se nesër do të dalin të rezultatet përfundimtare edhe zyrtarisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Tahir Batatina për “Epokën e re” ka thënë se…