Kështu duken anëtarët e ekipeve lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me Covid

29 nëntor 2020 | 14:41

Në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave, po votojnë edhe personat që janë të infektuar me koronavirus.

Për të ua mundësuar realizimin e kësaj të drejte personave të infektuar me Covid, Komisionet Komunal të Zgjedhjeve të këtyre dy komunave kanë formuar komisione lëvizëse, të cilët janë të pasitur me veshje të veçanta ati-Covid

Zëdhënësi i KQZ-së, Valimir Elezi, ka treguar për gazetën “Epoka e re” se në këtë mënyrë deri me tani kanë votuar qindra persona.

“Në komunën e Podujevës janë kontaktuar rreth 500 persona dhe pothuajse gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin për të votuar përmes ndonjërit nga ekipet lëvizëse, ndërsa në komunën e Mitrovicës së Veriut nga kontakti me 21 persona, shumica prej tyre kanë aprovuar shërbimin e KQZ-së”, ka thënë Elezi.

Ai ka thënë të gjithë personat të cilët janë kontaktuar nga Komisionet Komunal të Zgjedhjeve të këtyre dy komunave, i takojnë listës zyrtare të cilën e kemi pranuar.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio e Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshës ka pësuar humbje…