Kështu fliste Hamëz Jashari për lirinë dhe atdheun (Audioincizim)

17 janar 2019 | 11:09

Vajza e heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, Besarta ka publikuar një audioincizim ku dëgjohet zëri i babait të saj, i cili ka rënë heroikisht në mars të vitit 1998 së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij.

Në këtë audioincizim Hamëz Jashari flet për sakrificën e familjes se tij dhe të popullit shqiptar në përgjithësi.

Besarta Jashari në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkuar se fjalët e babait të saj përbëjnë dëshmi se si duhet atdheu.

“…zëri që më qetëson shpirtin ! Sot, pas më shumë se 20 vjet, fjalët e babushit përbëjnë një dëshmi se si duhet atdheu e liria, dëshmon për familjen tonë… Në këtë audio regjistrim, që është i publikuar vetëm pjesërisht, mund të dëgjoni fjalët e babushit përmes të cilave e kuptojmë guximin e përkushtimin për liri, sakrificën për shumë vite që bënte familja jonë, presionin sistematik që përjetonim… por mbi të gjitha të palëkundur dashurinë dhe besimin në lirinë që po na priste… Gjatë këtij rrëfimi të babushit, mes tjerash përjetoj edhe harmoninë familjare që dikur kishim dhe sot më përcjellë si një kujtim i mire. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Besarta, e cila ka arritur të shpëtojë gjatë luftës që kishte zhvilluar familja e saj në Prekaz kundër forcave serbe.

/Epoka e re/

…zëri që më qetëson shpirtin !Sot, pas më shum se 20 vjet, fjalët e babushit përbëjnë një dëshmi se si duhet atëdheu e liria, dëshmon për familjën tonë…Në këtë audio regjistrim, që është i publikuar vetëm pjesërisht, mund të dëgjoni fjalët e babushit përmes të cilave e kuptojmë guximin e përkushtimin për liri, sakrificën për shumë vite që bënte familja jonë, presionin sistematik që përjetonim… por mbi të gjitha të palëkundur dashurinë dhe besimin në lirinë që po na priste…Gjatë këtij rrëfimi të babushit, mes tjerash përjetoj edhe harmoninë familjare që dikur kishim dhe sot më përcjellë si një kujtim i mire.Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri.

Publiée par Besarta H. Jashari sur Mercredi 16 janvier 2019

Related image

Besarta Hamëz Jashari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja Mayorga - Cristiano Ronaldo është pasuruar me zhvillime të…