Kështu po zhvillohet lufta në Bakhmut (video)

12 prill 2023 | 08:39

Një detashment i shërbimit kufitar ukrainas publikoi të martën disa pamje dramatike të trupave që zmbrapsnin forcat ruse ndërsa raketat e Vladimir Putinit vazhdojnë të godasin qytetin e rrethuar të Bakhmut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e ‘kamerave të trupit’ tregojnë ushtarët ukrainas duke lëshuar predha dhe duke qëlluar me pushkë në rrënojat e oborrit të një shtëpie të shkatërruar.

Luftimet në fushën e betejës më të rëndë dhe më të përgjakshme të luftës në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut në rajonin e Donetsk, janë krahasuar me ato të Luftës së Parë Botërore për shkak të viktimave masive të shkaktuara nga të dyja palët.

Gati 8,500 civilë konfirmohet se janë vrarë në pushtimin rus të Ukrainës, tha një organ i Kombeve të Bashkuara të martën, me mijëra vdekje të tjera të paverifikuara ende.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se kishte regjistruar 8,490 njerëz të vrarë dhe 14,244 të plagosur nga fillimi i agresionit më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe 9 prillit të këtij viti.

Shumica e vdekjeve u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulmin e forcave ruse, duke përfshirë 3,927 njerëz në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat kanë qenë subjekt i luftimeve intensive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje…