Kështu u shënua 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës në kryeqytetin Helvtik

22 shkurt 2020 | 16:23

Në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë, gjegjësisht në Sostermundingen, me një manifestim qendror u shënua 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Këtë manifestim, në bashkëpunim me MDIS, e organizoi Shoqata Kulturore “Bashkimi” nga Ostermundingeni.

Në emër të Shoqatës “Bashkimi”, të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës z. Ajet Cërvadiku, kurse në emër të MDIS me një fjalë rasti u paraqit znj. Shyhrete Kastrati. Kryetari i kësaj shoqate Ajet Cërvadiku me një angazhim të pashoq ka mbledhur rreth vetes një numër të madh bashkatdhetarësh me ndihmën e të cilëve këtë shoqatë çdo ditë e më shumë po e shndërron në njërën prej shoqatave më të suksesshme në Zvicër.

Si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe Shoqata Kulturore “Bashkimi” bashkëpunoi ngushtë me Shkollën Shqipe në Ostermundingen dhe së bashku arritën të ofrojnë një program të larmishëm dhe cilësor./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të…